Ballina Kronike U AKSIDENTUA NË HYRJE TË KOPLIKUT, I MOSHUARI DËRGOHET NË TIRANË PËR...

U AKSIDENTUA NË HYRJE TË KOPLIKUT, I MOSHUARI DËRGOHET NË TIRANË PËR MJEKIM MË TË SPECIALIZUAR. ARRESTOHET DREJTUESI I MJETIT

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në hyrje të qytetit të Koplikut, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, drejtuesin e automjetit të përfshirë në aksident, shtetasin L. G., 75 vjeç. Shtetasi Q. S., i cili u dëmtua nga aksidenti, është dërguar për asistencë mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks