Gati për mbrëmjen e madhe të boksit 🥊 “Nata e kampionëve” me 22 Janar ora 17:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” Shkodër.
Pata kënaqësinë të shihja nga afër përgatitjet që po bëjnë boksierët profesionistë, Nelson Hysa, Arjon Kajoshi, Krenar Zeneli dhe Senad Drini, Jurgen Lazri etj nën drejtimin e trajnerëve të mirënjohur, Zef Gjoni, Jetmir Kuqi, Lazarin Vila dhe Klavdo Çekini.
Shkodra mbetet shtëpia e madhe e sportit dhe ky Turne Ndërkombëtar është një dhuratë e bukur për ata që e duan boksin dhe sportet e forcës.








