Ballina Bota Turizëm me kufizime në Venecia, qyteti Italian nuk do të lejojë grupe...

Turizëm me kufizime në Venecia, qyteti Italian nuk do të lejojë grupe të mëdha gjatë verës

Rregulla të  reja do të  vendosen për të  gjithë  personat që  duan të  vizitojnë Venecian.

Ne përpjekje për të  lehtësuar ndikimin e turizmit masiv ky qytet do të  ndalojë   grupet e mëdha turistike me më  shumë  se 25 persona si dhe altoparlantët , pasi këto të  fundit  gjenerojnë   konfuzion dhe shqetësim sipas autoriteteve italiane.

Këto  rregulla të  reja  pritet  të hyjnë në fuqi që nga Qershori i  vitit 2024. Zyrtarja përgjegjëse për sigurinë e qytetit, tha se politikat e fundit kanë për qëllim përmirësimin e menaxhimit të grupeve të organizuara në qendrën historike.

Qyteti priti pothuajse 13 milionë turistë në 2019, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave Italiane.  Ndërsa  Numri i vizitorëve pritet të tejkalojë nivelet para pandemisë në vitet e ardhshme.

Me herët  UNESCO  ka bërë  thirrje që   qyteti duhet të shtohet në listën e vendeve të trashëgimisë botërore në rrezik, pasi ndikimi i ndryshimeve klimatike dhe turizmit masiv kërcënojnë të shkaktojnë ndryshime të pakthyeshme në të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks