Një turiste polake e akomoduar në një hotel në Kavajë ka ndërruar jetë sot, 23 shtator 2022
Nga informacioni i policisë 48 vjeçarja polake M. G ishte akomoduar në këtë hotel, së bashku me bashkëshortin e saj.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se kjo shtetase ka ndërruar jetë për shkak të arrestit kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.