Është mbyllur Etapa e Parë e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë, me fitues italo-shqiptarin Gabriele De Fabritis. Etapa e Parë nisi në Bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë rreth orës 11:30 të kësaj të hëne dhe vijoi për në Rrëshen, Lezhë dhe më pas Shkodër.

Pas 151 kilometrave të përshkruara, në Parrucë vijën e finishit i pari e kaloi Gabriele De Fabritis. Ndërkohë që nesër (e martë 27 maj) Etapa e Dytë nis në Shkodër rreth orës 11:40 dhe përfundon në Elbasan rreth orës 16:00.

Në total Turi i 82-të Çiklistik i Shqipërisë do ketë pesë Etapa dhe gjithçka do mbarojë të premten më 30 maj me itinerarin Vlorë – Fier. Rrethi Çiklistik i Shqipërisë, një prej garave më të vjetra në botë përbëhet nga 15 skuadra dhe 96 sportistë shqiptarë dhe nga bota.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu