Presidenti Donald Trump njoftoi një armëpushim “të plotë dhe total” mes Izraelit dhe Iranit, që pritet të nisë brenda 6 orëve dhe të zgjasë fillimisht 12 orë. Marrëveshja do të hyjë në fuqi në dy faza gjatë 24 orëve të ardhshme, me Iranin që nis armëpushimin i pari dhe Izraelin që e ndjek më pas. Trump tha se pas 24 orësh do të shpallet fundi zyrtar i “Luftës 12-ditore”.

Qeveria izraelite ka njoftuar se është pajtuar me propozimin e Presidentit amerikan Donald Trump për vendosjen e një armëpushimi me Iranin, pas tensioneve të rritura mes dy vendeve.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra e Kryeministrit Benjamin Netanjahu, thuhet se Izraeli do t’i qëndrojë marrëveshjes për armëpushim, por paralajmëron se do të reagojë “me forcë” ndaj çdo shkeljeje të saj nga ana e Iranit.

“Ne kemi arritur objektivin tonë strategjik për të eliminuar kërcënimin bërthamor dhe balistik të regjimit iranian,” – thuhet në deklaratë. Po ashtu, qeveria izraelite falënderon Presidentin Donald Trump për “mbështetjen në mbrojtje dhe pjesëmarrjen aktive në arritjen e kësaj marrëveshjeje historike.”

Kryeministri Netanjahu pritet të mbajë një deklaratë publike më vonë gjatë ditës, ku pritet të japë më shumë detaje mbi marrëveshjen dhe hapat e ardhshëm. Izraeli ka rihapur hapësirën e tij ajrore, tha të martën Autoriteti i Aeroporteve të Izraelit, pas një nate me breshëri raketash nga Irani. Hapësira ajrore e Izraelit u mbyll për shkak të valëve të shumta të raketave iraniane disa orë para se të hynte në fuqi armëpushimi. Aeroportet e Izraelit kanë qenë kryesisht të mbyllura që nga shpërthimi i armiqësive me Iranin, megjithëse një numër i vogël fluturimesh emergjente kanë rifilluar operacionet ditët e fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu