Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Talë të Lezhës, ku një 57-vjeçar është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Viktima është identifikuar si Pjetër Kaza, i cili u gjet i pajetë brenda në makinën e tij, në oborrin e banesës, sapo ishte kthyer në shtëpi. Autori i krimit është ende i paidentifikuar dhe nuk dihen motivet e vrasjes.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për grumbullimin e provave dhe marrjen në pyetje të familjarëve dhe banorëve të zonës. Grupi hetimor po ndjek disa pista për zbardhjen e rrethanave të krimit.

Ekzekutimi i 57-vjeçarit në Tale të Lezhës, mëngjesin e sotëm mund të ketë shkak gjakmarrjen. Kjo është pista kryesore që po heton grupi hetimor që ndodhet në vendngjarje. Një vit më parë, viktimës Pjetër Kaza i vranë vëllanë në Belgjike

 

Lezhë/Informacion paraprak

Në fshatin Tale, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. K., rreth 57 vjeç, banues në Tale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur para banesës së tij, në kohën që shtetasi P. K., po kthehej për në banesë me automjetin e tij.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë vendore të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu