Ballina Kronike TRONDITET LAÇI/ I dalin para për ta grabitur dhe hapin zjarr ndaj...

TRONDITET LAÇI/ I dalin para për ta grabitur dhe hapin zjarr ndaj policit

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Kurbin. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një tentative për grabitje, ndërsa mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri mes policisë dhe grabitësve.

Nga informacionet paraprake nuk ka persona të lënduar. Po ashtu mësohet se drejt vendngjarjes është nisur edhe kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku”. Ndërkaq burime nga policia konfirmojnë se gjatë shkëmbimit të zjarrit nuk ka asnjë efektiv të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të lagjes Sanxhak ta Laç. Forcat e Policise ndodhen ne vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë, si edhe per identifikimin e autorëve. Drejt vendnngjarjes janë nisur edhe përforcime nga Tirana, si Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ata të Repartit RENEA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks