Të shtëna me armë janë raportuar në Kavajë pasditen e sotme.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, ku është vrarë edhe një person.
Sipas informacioneve paraprake ka mbetur i vdekur vëllai i Edmond Gosës, ky i fundi u vra në muajin mars të këtij viti.
“Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin Arian Gosa. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.” – njofton policia.
Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.






