Një aksident i rëndë ka ndodhur në Venecia, në provincën Mestre, në afërsi të Venecias.
Një autobus ka rënë nga mbikalimi mbi shinat e trenit.
“Deri më tani raportohet për 20 viktima dhe mbi 40 të plagosur.
Po ashtu mësohet se mes viktimave janë dhe dy fëmijë”.
Linja hekurudhore është ndërprerë. Ndërsa autobusi pas përplasjes ka marrë flakë. Në vendngjarje ka ndërhyrë menjëherë policia së bashku me forcat zjarrfikëse dhe me ekipin mjekësor.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.
“Shpreh ngushëllimet më të thella personale dhe të qeverisë për aksidentin e rëndë që ndodhi në Mestre. Mendimet tona shkojnë për viktimat, familjen dhe miqtë e tyre.
Jam në kontakt të ngushtë me kryebashkiakun Luigi Brugnaro dhe ministrin Matteo Piantedosi për të ndjekur lajmet mbi këtë tragjedi”, shprehet Meloni.