Ballina Kronike Tritol agjencisë funerale në Shkodër, vetëm dëme materiale! Nisin hetimet, ja pista...

Tritol agjencisë funerale në Shkodër, vetëm dëme materiale! Nisin hetimet, ja pista ku dyshohet

Një sasi eksplozivi shpërtheu mëngjesin e së enjtes në qytetin e Shkodrës. Objektivi ishte një agjenci funerale e cila sapo ishte hapur, teksa nuk u regjistruan viktima apo të lënduar, por vetëm dëme materiale. Lënda plasëse ishte vendosur në derën e subjektit që kujdeset për procesionet mortore. Shpërthimi sipas policisë vendore u dëgjua rreth orës 03:20, kurse agjencia është në pronësi të Flora Firza, e cila gjithashtu po merret në pyetje për dyshimet që ka.

Persona të paidentifikuar dyshohet se janë afruar të maskuar duke vendosur tritolin dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Pista e parë e hetimit mbetet ajo e konkurrencës, teksa Policia ndodhet në vendngjarje për shoqërime, mbledhje provash dhe dëshmish, si dhe ndjekjen dhe kapjen e autorëve të krimit.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 03:20, në lagjen “Skenderbeg”, në derën e një agjensie funerale në pronësi të shtetases F. F., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks