Ish kryebashkiaku Bardh Spahia, i zgjedhur deputet ne zgjedhjet e fundit parlamentare ka reaguar per rastin e Zdrales, duke i dale ne krah tregtareve. Ai akuzon Bashkine Shkoder se po fshihet me justifikime boshe.

STATUSI BARDH SPAHIA: 

300 tregtarë në rrugë, Bashkia Shkodër fshihet pas justifikimeve boshe!

Në vend që të jetë në anën e qytetarëve, Bashkia Shkodër ka zgjedhur të fshihet pas vendimeve të institucioneve të tjera, ndërsa rreth 300 familje po përballen me rrezikun e mbijetesës. Tregtarët e Tregut të Zdrales, që sot protestuan dhe kërkuan zgjidhje në dyert e institucionit vendor për fatin e tyre, prej 30 vitesh ushqejnë familjet dhe mbajnë gjallë ekonominë lokale, përmes punës së ndershme në këtë treg. Ata janë lajmëruar të largohen brenda 2 muajsh nga hapësira ku kanë punuar për dekada.
Në vendin ku kanë ndërtuar jetën, tani do të ngrihet një kompleks shumëkatesh. Ndërsa zëri dhe mundi i tyre bie në vesh të shurdhët!
Privati ka të drejtën ligjore të zhvillojë pronën, por Bashkia ka detyrimin moral dhe ligjor të mos hedhë qytetarët në rrugë por të mendojë dhe të negociojë një zgjidhje që mbron edhe interesin jetik të rreth 300 familjeve!
Në vend të zgjidhjes, Bashkia e Shkodrës ofron shfajësime. Justifikimi se është një “hallkë e tretë” është tallje me qytetarët, sepse si pushtet vendor ka detyrimin të ndërmjetësojë, të propozojë alternativa dhe të gjejë zgjidhje. Kjo nuk është thjesht mungesë përgjegjësie, është braktisje e hapur e qytetarëve në një nga momentet më të vështira ekonomike që po kalon Shkodra. Kjo është fytyra e vërtetë e një bashkie që nuk i përfaqëson njerëzit!
Ndërkohë Beneti si zakonisht nuk është pothuaj kurrë në zyrë as për ti pritur..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu