Një 53-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi tregtonte paketa me cigare të kontrabanduara dhe fshihte të ardhurat e përfituara nga subjekti i tij tregtar.
Kapja e tij u bë falë operacionit policor të koduar “Hide”.
“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. H., 53 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin dhe në automjetin e shtetasit L. H., në rrugën “Hamdi Pepo”, u gjetën rreth 150 steka me paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe aparatin celular të këtij shtetasi.”, njofton policia.
Nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas fshihte të ardhurat e përfituara nga tregtimi i mallrave dhe produkteve, në dyqanin e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.






