Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 22 vjeç, banues në fshatin Rrapshë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në fshatin Kosan, duke transportuar 420 kg duhan të grirë, që dyshohet se e ka kontrabanduar nga Mali i Zi.
Sasia e duhanit dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin T. J., 54 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 15-vjeçar, pasi iu gjetë një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. T., 41 vjeç, banues në Pukë, pasi ka goditur me grushte, shtetasin L. P., 50 vjeç, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.




