Një ngjarje rëndë është shënuar në Itali ku katër anëtarë të një familje me origjinë shqiptare, kanë humbur jetën nga helmimi me monoksid karboni në një shtëpi në Rughi, një qytet në provincën e Luccës në Itali.

Tragjedia ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, kur familja u gjet e pajetë nga helmi vdekjeprurës që ishte shkaktuar nga shpërthimi i monoksidit të karbonit.

Viktimat janë babai 48-vjeç, nëna 43-vjeçe dhe dy fëmijë, të moshës 22 dhe 15 vjeç, por emrat e tyre nuk janë zbuluar ende nga autoritetet. Sipas Corriere della Sera vëllai i 48-vjeçarit, i cili shkoi për t’i kontrolluar pasi asnjë nuk po përgjigjej, u transportua në Spitalin Cisanello në Piza në gjendje kritike. Ndërkohë edhe dy oficerë që shkuan në vendngarje u helmuan gjithashtu, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Makina e shpëtimit nga Lucca, ambulancat, si dhe shërbimet e zjarrfikësve, reaguan menjëherë, duke hyre në shtëpi për të shpëtuar ata që mund të ishin ende të gjallë.

Tragjedia ka tronditur komunitetin, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbuluar shkaqet e plota të këtij helmimi fatal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu