Një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi pasi dyshohet se ka rënë nga 20 metra lartësi. Mediat helene raportojnë se ai është transportuar me ambulancë në Spitalin e Volos, por fatkeqësisht kishte ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e plagëve të rëndë.

31-vjeçari shqiptar punonte për një kompani teknike n Athinë, e cila merrej me  mirëmbajtjen e çatisë së fabrikës Halyvourgia. Dita e fundit e tij e punës ka qenë dje për shqiptarin 31-vjeçar, i cili ishte punësuar në kompaninë teknike që ka marrë përsipër mirëmbajtjen e fabrikës Halyvourgia, në Velestinë.

Sipas informacioneve, ai teksa ka qenë duke punuar, ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga 20 metra lartësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu