Edhe pse e dielë, një ditë që për shumë të tjerë është pushim, Arvjo Fishta u gjend në punë, në krye të detyrës. Por fatkeqësisht do të ishte një e dielë fatale për jetën e 38 vjecarit, që ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërsa punonte për riparimin e një defekti të internetit, në lagjen “Salo Halili”. Ngjarje që tronditi dëshmitarët në vendngjarje dhe mbarë opinionin publik. Arvjo ushtronte prej vitesh edhe profesionin e psikologut në një prej shkollave 9-vjecare të Rrethinave në Shkodër. Baba i dy fëmijëve dhe bashkëshort i përkushtuar, ai ishte gjithashtu më herët pjesë edhe e komunitetit të sportit. Si shumë të tjerë, për të siguruar më shumë të ardhura dhe kushte më të mira për familjen e tij, ai angazhohej paralelisht edhe në shtrimin e linjave të internetit, qëe bënte gjatë kohës së lirë. Fatkeqësisht dita e punës së kësaj të diele të 9 Nëntorit, do të rezultonte fatale për 38 vjecarin, që la pas një shëmbull pozitiv. Newspower.al i shpreh ngushëllimet familjes Fishta dhe të gjithë miqve e të njohurve të Arvjos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu