Ballina Kronike Tragjedia në Malësinë e Madhe, video kur forcat RENEA gjejnë makinën e...

Tragjedia në Malësinë e Madhe, video kur forcat RENEA gjejnë makinën e babë e bir në rrjedhën e Përroit të Thatë

Policia e Shkodrës publikoi videon e operacionit të  nxjerres së trupit të babë e bir të cilët humbën jetën më 20 nëntor 2022 pasi rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin.

Pjeter Rushaj 50 vjeç, i biri Jason vetëm 14 vjeç, dhe vajza 19 vjeç po udhëtonin të dielën me makinë, kur i ka marrë rrjedha e përroit të thatë në “Grykë Lugje”, të njësisë administrative Shkrel.

Vajza arriti që të shpëtonte edhe falë ndihmës së shpejtë të një banori aty, por babë e bir nuk arritën që të dilnin nga makina.

Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks