Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut, ku një burrë ka vrarë gruan e tij 38-vjeçare dhe vajzën e tyre të mitur, ndërsa djali 9-vjeçar ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Sllatinë në Tetovë. Mediat raportojnë se ka qenë nëna e 38-vjeçares e cila ka gjetur pa jetë vajzën dhe mbesën dhe ka njoftuar menjëherë policinë.
Ajo ka shkuar në banesë pasi e bija nuk i kishte hapur telefonin. Ndërkohë është arrestuar autori i krimit.
Policia dhe prokuroria ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë mbi rastin.