Të paktën 50 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate,

Numri i të plagosurve nuk dihet, por një pjesë e tyre janë transferuar në klinikat në Shtip dhe Shkup. Autoritetet ende nuk kanë treguar se si është përhapur zjarri dhe çfarë e ka shkaktuar atë.

Sipas mediave lokale, zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga banda maqedonase DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz.

Mediat lokale kanë thënë se pas shpërthimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes kanë arritur zjarrfikësit, ambulanca dhe policët. Koçani ndodhet në pjesën lindore të Maqedonisë së Veriut dhe është rreth 62 milje në lindje të Shkupit, kryeqytetit. Regjistrimi i fundit i vitit 2021 tregoi se rreth 24,600 njerëz jetojnë atje.

Momentet e tmerrit në klubin Pulse në Koçan të Maqedonisë së Veriut janë publikuar në mediat vendase.

Në pamje duket grupi që po performon dhe më pas shpërthejnë mjetet piroteknike.

“Dilni jashtë! “Dilni jashtë, do të kthehemi ”, thotë pjesëtari i grupit DNK Panço para të pranishmëve pasi u shfaqën flakët e para nga zjarri i mbrëmshëm në klub.

Si pasojë e zjarrit humbën jetën më shumë se 50 persona, ndërsa të lënduar raportohet për mbi 100 të rinj.

Sipas mediave vendase koncerti u ndoq nga 1500 njerëz.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu