Tragjedi ne futbollin shqiptar.
Rafael Duamena, sulmuesi i Egnatias vdiq ne spital pak minuta pasi u rrezua pa ndjenja ne fushe gjate ndeshjes kunder Partizanit.
28-vjeçari ganez krijoi panik tek të gjithë lojtarët dhe të pranishmit në stadiumin “Egnatia Arena”, teksa u nis menjëhere drejt spitalit me ambulancë, por për fat të keq nuk mbijetoi.
Afrikani ka patur më parë probleme në zemër, ndërkohë që një rast i ngjashëm i ka ndodhur edhe kur luante në Austri.

.