Pamjet nga hyrja e Shkodrës janë një dëshmi e qartë e kaosit urban dhe mungesës totale të menaxhimit në kulmin e sezonit turistik. Prej ditësh, vecanerisht ne fundjava radhët kilometrike të makinave bllokojne daljen e Shkodres, duke e kthyer çdo lëvizje në një torturë për banorët dhe vizitorët. Punimet në zonën e Bahçallekut, një arterie kryesore për qarkullimin, ecin me ritme të ngadalta dhe të pashpjegueshme. Projekti i nisur në mënyrë të paorganizuar, pa asnjë studim real për pasojat në qarkullim, po zbatohet pikërisht në kulmin e sezonit turistik, duke e dëmtuar rëndë jetën e përditshme, bizneset dhe imazhin e qytetit. Si bashkia Shkoder dhe ministria e infrastruktures kane deshtuar ne kete projekt, qe eshte kthyer ne propagande. Sikur te punohej aq sa reklamohet me fasada ne rrjetet sociale dhe kronika te gatshme situata do te ishte ndryshe. Shkodra edhe kete sezon eshte e denuar te vuaje nga trafiku kaotik dhe nje menaxhim skandaloz institucional!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu