Data shënon 6 qershor, temperaturat janë rritur dhe shumë njerëz zgjedhin të bëjnë plazh.
Në Rrugën e Kombit ka trafik të dendur, ku vargu i automjeteve i kalon disa kilometra.
Trafiku po ndodh, për shkak se shumë qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në bregdetin e Shqipërisë.
Siç shikohet në pamje, radha është kilometrike dhe makinat ecin me ngadalë.