Jozefina Topalli e cila aktualisht është drejtuese politike e ASHM për diasporën, duke komentuar fushatën e kundërshtarit politik theksoi se PS po keqpërdor gratë. Në një intervistë në Quo Vadis në Vizion Plus, Topalli tha se Partia Socialiste në shumë raste përdor gratë si drejtuese politike, por pas tyre fshihen grupet kriminale.

Nuk më vjen mirë kur fasada vendosen gratë për të bërë pastaj gjëra. Në shumë raste kanë çuar gra në krye të qarqeve për të mbuluar përdorimin e grupeve kriminale në zgjedhje. Vendosja e grave si fasadë dhe pastaj pas tyre të bëjmë gjëra të rënda në kundërshtim me ligjin sigurisht që kjo është keqpërdorim i grave. Gjithkush ka të drejtë ta hapë fushatën si të dojë, apo të urdhërojë që gratë të kërcejnë. Nuk besoj se në ndonjë vend tjetër të botës keqpërdoren gratë, atyre duhet tu japësh mundësi, të investosh”, tha Topalli.

Pjesë nga biseda:

Topalli: Praktikisht integriteti i zgjedhjeve në Greqi është në një pikëpyetje shumë të madhe. Ne njoftohemi se aty kanë shkuar kanë marrë 50 zarfe.

Pyetje: Mund të na lexoni mesazhin?

Topalli: Përshëndetje! Kërkoj të merren masa se në Verie të Greqisë po tërhiqen zarfat me fletët e votimit nga patronazhistët e PS dhe po plotësohen nëpër shtëpia, apo mbi 200 fletë votimi po votohen nëpër parqet e qytetit. Në Athinë raportohet i njëjti problem, posta i lejon nëpër lokale apo kioska atje dhe nuk ju këkron karta indentiteti, domethënë çdo person shkon i tërheq voton dhe i nis për në Shqipëri. Situata në Greqi ka dalë jashtë kontrollit. Ne i kemi bërë thirrje SPAK sepse rasti i Greqisë është jashtë kontrollit.

Pyetje:  Është vetëm në Greqi?

Topalli: Është i përqendruar në Greqi. Faktikisht ata kur shkojnë dhe mbledhin zarfet po i dorëzojnë vetë. Rolin që duhet ta bënte posta apo DHL, po e bëjnë njerëzit e Partisë Socialiste. Prandaj flas që Greqia është një rast ndryshe nga të gjithë vendet e tjera. Këtë e sheh edhe të reflektuar mbas ndërhyrjes në procesin e mbledhjes së zarfeve marrjes së fletëve të votimit, menjëherë brenda 24 orëve nga 17 mijë shkoi 23 mijë, është një kërcim joproporcional me vendet e tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu