Mbi një mijë shqiptarë në Milano mirëpritën në një takim me diasporën kryetarin e Partisë Social Demokrate Tom Doshi i cili tha se PSD ka një program social për të gjithë shqiptarët në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. “Takova shumë njerëz siç i kam takuar këto 30 vite. Në zgjedhjet e fundit kanë marrë pjesë 1.4 mln shqiptarë, 800 mijë janë pensionistë, 200 mijë janë në ndihmë sociale, pra 1 mln shqiptarë që sot janë në nevojë”, u shpreh ai.