Një incident ka ndodhur sot në linjën Tiranë-Stanboll.

Avioni kishte pak minuta që ishte ngritur, ndërsa mes udhëtarëve ishte dhe një indian që po deportohej.

Duke përfituar nga situata ai u përpoq të hapte derën e emergjencës,  por është ndaluar nga ekuipazhi i avionit, si dhe pasagjerë.

Veprimi i tij terrorizoi jo pak 200 pasagjerët në bord.

Ndërkohë, piloti u detyrua të kthehej sërish në Rinas për të rregulluar derën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu