Vllaznia që ka 4 pikë pas 2 javëve të para në Superligë, ku në ndeshjen e fundit barazoi 2-2 me Tiranën, të shtunën do luajë kundër Skënderbeut në transfertë. Shkodranët duan të rikthehen te fitorja në një kohë kur këtë vit objektivi i vetëm është shpallja kampion.
“E dimë që është një kundërshtar i vështirë sepse e kemi provuar edhe në final-four sezonin e kaluar. Është një skuadër me trajner serioz, por ne do jemi gati në për të dhënë më të mirën. Asnjëherë nuk më pëlqen të lë pikë dhe do shkojmë në Korçë vetëm për të fituar,”-u shpreh Brdaric, trajner i Vllaznisë.
Skënderbeu-Vllaznia në Korçë do luhet të shtunën në orën 20:00, ndërsa në të njëjtën orë në Durrës Teuta do të presë Partizanin. Durrsakët vijnë pas disfatës 3-0 kundër Elbasanit dhe ndaj kryeqytetasve nuk janë të kënaqur as me barazim, ndërsa java e 3 e Superligës nis të shtunën në orën Laçi-Bylis.