Ka ndërruar jetë në spital Amaraldo Hoxhallari i cili pasditen e sotme u plagos në në zonën e “Astirit’ në Tiranë.
Policia arrestoi Darmian Kelin, 25 vjeç si autor të ngjarjes së ndodhur në Unazë të Re, sot rreth orës 18:45, (24 gusht 2024)
Nga të dhënat e para mësohet se Hoxhallari ka ngacmuar të dashurën 25 vjeçarit. Policia arrestoi autorin, Darmian Keli ndërsa 34 vjecari u dërgua në spital nga ku u mësua se kishte ndërruar jetë
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ku në Unazë të Re, është plagosur me mjet prerës shtetasi A. H., ju informojmë se ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për arrestimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.