Policia arrestoi një 33-vjeçar për të cilin kishte marrë informacion se qarkullonte me armë zjarri.

Efektivët e komisariatit numër 2 i shkuan për kontroll në një dhomë hoteli ku ai po qëndronte në Rrugën e Kavajës, por gjatë ndërhyrjes, i riu, K. Aliaj, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë, megjithatë, arritën ta neutralizojnë dhe ta arrestojnë.

Përveç pistoletës pa leje, 33-vjeçarit iu gjet me vete edhe kokainë, të cilën ishte duke e konsumuar në dhomën e hotelit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu