Serbia ka dërguar një notë proteste ndaj ambasadës së Shqipërisë në Beograd për djegien e flamurit serb në qendër të sheshit Skënderbej në 20 nëntor, mbrëmjen kur u luajt ndeshja Shqipëri-Ishujt Faroe në Air Albania në kuadër të kualifikueseve të Euro 2024.

Mediat serbe shkruajnë se njoftimin e ministrisë së Jashtme të Serbisë, thuhet se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve të cilat sipas ministrisë serbe, kanë arritur në pikën më të lartë gjatë historisë së tyre shekullore.

“Ne besojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve, të cilat në vitet e fundit kanë arritur pikën më të lartë gjatë historisë së tyre të përbashkët shekullore”, theksohet në njoftimin e ministrisë. Në deklaratë thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë, në këtë frymë, pret që institucionet kompetente të Republikës së Shqipërisë të bëjnë gjithçka që është e mundur për identifikimin dhe ndjekjen penale të autorëve të atij akti, të cilët duken qartë në videon e publikuar, si dhe se do të njoftojnë institucionet e Republikës së Serbisë përmes mjeteve diplomatike brenda një afati të arsyeshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu