Ballina Sport “Ti më thoje çfarë të duhet Vllaznia”, Duka ngacmon Osmanin: E ke...

“Ti më thoje çfarë të duhet Vllaznia”, Duka ngacmon Osmanin: E ke ndërruar tani?

Armand Duka, kreu i FSHF-së, vizitoi këtë të enjte Shkodrën, ku në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” u prit nga presidenti Xhaferi dhe drejtori sportiv i klubit, Tefik Osmani. Duka nuk e ka humbur rastin duke bërë batuta dhe duke ngacmuar Osmanin, i cili deri përpara disa javësh ishte pjesë e Tiranës, ku mbante të njëjtin post:

“Po pse me Tiranën kemi takim apo me Vllazninë?”, ishin fjalët e para të Dukës kur pa Osmanin, teksa Xhaferi i përgjigjet: “Tani e kemi ndërruar”.

Por batutat e presidentit të FSHF-së nuk mbaruan, duke shtuar: “Po ti ke bërë politik mos u bë me Vllazninë, bëhu me Tiranën. Çfarë të duhet Vllaznia”, ndërsa Xhaferi shton: “E prishëm kontratën bashkë”, teksa të qeshurat nuk mungojnë mes palëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks