– Vllaznia dhe Teuta luajnë nesër në orën 20:00 në “Loro Boriçi” për sfidën e javës së 32-të në Superligë. Përballja vlen për objektiva të ndryshëm, me Vllazninë që do të jetë sa më pranë me kreun, ndërsa Teuta për mbijetesën.

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric foli për mediet në prag të duelit, teksa u ndal edhe te barazimi 2-2 i ndeshjes së shkuar në Rrogozhinë, duke thënë se gjyqtarja Emanuela Rusta dhe VAR gabuan në golin e dytë të pësuar nga shkodranët.

“Duhet të mësojmë nga puna jonë. Fokusi duhet të jetë si duam të luajmë. Çdo ndeshje është sfidë e re për ekipin. Jam shumë i lumtur me përkushtimin dhe performancën në përgjithësi, në fund morëm vetëm një pikë.

Shoh ndeshjen, bëmë analizën me stafin, kishim mundësi të merrnim më tepër nga kjo, por nuk duhet të harrojmë se po luanim kundër kampionëve në fuqi, është ndeshje speciale. I përballuam në mënyrë profesionale. Kur mundemi të tregojmë punë të vazhdueshme si në pjesën e dytë, atëherë çdo gjë mund të jetë e mundur.

Dëmtimi i Balaj? Ishte situatë e vështirë të menaxhonim, e dimë që Balaj është lideri ynë dhe pikë kryesore e ekipit. Në përgjithësi Mensah nuk e ka zëvendësuar keq. Do mundohemi nesër. Jemi në diskutime për mënyrën si do rikuperohet, që ta kthejmë sa më shpejt në fushën e blertë. Është një problem për t’u zgjidhur.

Teuta – Na duhen edhe neve pikë, jo vetëm Teutës. Kryesorja është si duam të implementojmë lojën tonë, kemi dëshirë dhe energji. Duhet të tregojmë që duam të fitojmë ndeshjen, të kuptojmë të gjitha rrethanat, duhet balancë bashkë me stafin, po ashtu të mbështesim lojtarët në maksimum.

Gjykimi – Duhet të konsiderojmë që mund të ndodhin, si trajner duhet të jem sa më i balancuar. Nëse ankohem, marr kartonin e verdhë. Duhet të punojmë dhe ta pranojmë. Jemi Vllaznia, ekip i madh nuk duhet të lejojmë të bëjnë çdo gjë me ne.

Gjatë gjithë sezonit, çdo gjë është e barabartë. Tani është në dorën tonë, të kuptojmë si funksionon futbolli. Mos të shkojmë në situata risku, që arbitrat të gabojnë. Përshembull rasti te goli, rezultati ishte 1-1 dhe portieri u ngut, arbitri bëri gabim është fakt. Kishte mundësi që arbitri dhe VAR të ndalnin lojën dhe të anulonin golin e dytë. Por askush nuk mund të bëjë kurrë gabime, ne duhet të ulim riskun që të bëjmë gabime edhe për arbitrat”, u shpreh Brdariç.

Me 51 pikë Vllaznia mban vendin e tretë, ndërsa Teuta me 33 pikë ndodhet në vendin e shtatë dhe garon për mbijetesën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu