Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan shtetasin L. M., 42 vjeç, banues në Laç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. T., 65 vjeç, banues në fshatin Beltojë, pasi ka fyer dhe kanosur një punonjës policie, për shkak të detyrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen I. F., banuese në Shkodër, pasi nga verifikimet e kryera në subjektin e saj, rezultoi se ushtronte aktivitetin në mënyrë të kundërligjshme dhe se kishte punonjës të paregjistruar. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. R., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë dëmë materiale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Statcionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori dhe shpallen në kërkim shhtetasit M. B., 25 vjeç dhe S. M.(B.), 31 vjeç, banues në fshatin Pulaj, pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta, shtetasin Gj. L., 59 vjeç, për motive të dobëta. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.