E hena e 14 Korrikut do te shenoje permbylljen e aksionit te IKMT ne parkun kombetar te Thethit. Deri ne oren 18.00 dy objektet e fundit kane afat te cmontohen nga vete pronaret, ndersa pjesa me e madhe e fadromave dhe punonjesve te IKMT dhe strukturave te tjera jane larguar nga Thethi. Te marten pritet qe ne zone te nisin punen forcat e ushtrise, si dhe te pushtetit vendor per te pastruar zonen. Urdheri i dhene eshte qe te kryhet pastrimi ne kohe sa me te shpejte nga mbetjet, me qellim qe te mos ndikojne negativisht ne sezonin turistik. Ne kete aksion jane prishur 70 objekte te ndertuara pergjate vitit te fundit pa leje. Tashme banoreve te zones ju eshte kerkuar qe te aplikojne ne paketen e maleve per te qene perfitues te zhvillimit te zones sipas rregullave!