Ballina Aktualitet Thethi pa energji elektrike këtë fundjavë, turistët dhe banorët përballen me vështirësi...

Thethi pa energji elektrike këtë fundjavë, turistët dhe banorët përballen me vështirësi të mëdha

Thethi, një nga destinacionet më të njohura turistike në Shqipëri, është përballur sërish me mungesë të energjisë elektrike gjatë kësaj fundjave. Ky nuk është një rast i izoluar, pasi gjatë gjithë sezonit veror, ndërprerjet e shpeshta të energjisë kanë qenë një shqetësim serioz për banorët dhe vizitorët e zonës raporton newspower.al. Mungesa e një zgjidhjeje të qëndrueshme ka lënë pasoja të rënda në imazhin turistik të Thethit, duke dëmtuar përvojën e turistëve dhe duke ndikuar negativisht në ekonominë lokale. Bizneset që operojnë në fushën e turizmit janë detyruar të përdorin gjeneratorë për të siguruar furnizimin me energji, ndërsa shumë familje janë detyruar të shpenzojnë miliona lekë për blerjen e tyre. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për të ofruar një zgjidhje afatgjatë, në mënyrë që një nga perlat e turizmit shqiptar të mos mbetet në errësirë në kulmin e sezonit./newspower.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks