Teuta barazon 1-1 ndaj Vllaznisë me një gol në fund.ç
Goli Malës, i realizuar në minutën e 24-të, ndezi festën shkodrane por nuk ishte e thënë që të dilnin me pikët e plota në këtë takim. Shkodranët e mbyllën ndeshjen me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Gurishtës, në të 88-tën. Ekipi i Dobit nuk doli i mposhtur nga kjo ndeshje, pasi Beshiraj “tundi rrjetën” në fund. Vllaznia është në vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa Teuta e pesta me 6 pikë. Gjatë ditës është luajtur Dinamo-Bylis 0-0 dhe Vora-Flamurtari 1-0.