“Ia vlen të jetosh, ecim së bashku për jetën”! ishte kjo ftesa që bëri bashkë gratë, vajzat dhe burrat e djemtë për të marshuar në tetorin rozë në rrugët e Shkodrës. YËCA në ecjen e 16-të kundër kancerit të gjirit, ftoi të gjithë t’i bashkohen këtij sensibilizimi, pasi një eko apo mamografi e kryer në kohë, shpëton jetë.

1 në 8 gra preken nga kjo sëmundje, por me solidaritet, ndërgjegjësim dhe përkushtim, mund të bëjmë një ndryshim të madh. Kjo ecje simbolizon fuqinë e bashkimit dhe mbështetjen që i jepet kujdo që përballet me këtë sëmundje. Ecjes në Shkodër ju bashkuan edhe ambasadorët e akredituar në vendin tonë, si dhe autoritete vendore e të sektorit shëndetësor.

Beteja nuk është e lehtë, por mund t’ja dalësh nëse e zbulon në kohë dhe me kurajo e Lufton sëmundjen. Në 16 vjetorin e YËCA  u ndanë dhe çmime për të gjithë ato që u ofruan dhe kontribuan në mënyrën e tyre në ndihmë të grave në luftën kundër kancerit të gjirit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu