Ballina Sociale Terren i ri sportiv për shkollën 9-vjeçare “Ali Laçej” në Shkodër. Dhuratë...

Terren i ri sportiv për shkollën 9-vjeçare “Ali Laçej” në Shkodër. Dhuratë nga modelja Angela Martini

Shkolla 9-vjeçare “Ali Laçej” do të ketë një terren tërësisht të ri sportiv që do të jetë në funksion të nxënësve për zhvillimin e orëve të edukimit fizik, por edhe për komunitetin e zonës në orët e pasdrekës. Ky investim që i dhurohet Bashkisë Shkodër, vjen nga fondacioni i modeles shkodrane por me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Angela Martini, e cila ka zgjedhur lagjen ku ka jetuar për të dhënë një shembull tejet pozitiv. Kompleksi sportiv shumëdimensional do të jetë ndër më modernet dhe me sistem ndriçimi për zhvillimin e lojrave edhe në orët e mbrëmjes.
Investimi në fjalë do të jetë gati brenda 1 muaji, duke i dhënë kështu shkollës 9 vjecare “Ali Laçej” një tjetër imazh për zhvillimin e sportit tek të rinjtë. Bashkia Shkodër do të vijojë ndërkohë investimet e saja por edhe përmes donatorëve për përmirësimin e terreneve sportive dhe kushteve në të gjitha institucionet arsimore që ajo ka në varësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks