“Tërmet” në peshëngritjen shqiptare. Sipas Panorama Sport, Peshëngritësi Daniel Godelli, i cili mori pjesë në Europianin e 2023, ka rezultuar me doping. Në bazë të asaj që shprehet agjencia ndërkombëtare e testimeve ITA, në testin e kryer rezulton se Godelli ka përdorur SARM.

SARM është një ilaç që është kimikisht i ngjashëm me steroid anabolik dhe ndihmon në rritjen e masës muskulore të skeletit e cila zvogëlohet me moshën. Individët janë në gjendje të funksionojnë më aktivisht pasi SARM ndihmon në plotësimin e humbjes së fibrave muskulore të tipit 2 dhe ndërton forcën e trupit. Problemet me dopingun në vitet e fundit kanë zbehur disi arritjet e sportistëve kuqezi në arenën ndërkombëtare. Gjithsesi, pavarësisht rasteve, ajo që mund të thuhet me siguri është se sporti shqiptar ka njohur rritje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu