Ballina Sociale Tërheqja e ujit zbulon pasojat e përmbytjes në Shkodër: Shteti të na...

Tërheqja e ujit zbulon pasojat e përmbytjes në Shkodër: Shteti të na japë një dorë, kemi mbaruar!

Elektroshtëpiaket të ngritura mbi karrige, tavolina apo tulla.

Ishte mënyra praktike që kjo familje në Kuç të Shkodrës tentoi të shpëtojë pajisjet e mobiljet nga vërshimi i ujit që e detyroi të braktisë shtëpinë për dy ditë.

Kur kryefamiljari u kthye në banesë këtë të martë njohu pasojat.

“Dëmet janë të pallogaritshme.”

Me përmbytje janë përballur ndër vite, por ketë herë thonë se askush nga autoritetet nuk i njoftoi.

“Si në 2010 por ajo ka ardhur më gradualisht, jemi lajmëruar. Këtë radhë nuk na ka lajmëruar njeri.”

Normalizimi edhe një herë i kushteve të jetesës, është sfidë për 52 familjet e evakuuara, nga të cilët 26 ende nuk janë rikthyer në shtëpi.

“Shteti të na japë një dorë se kemi mbaruar!”

Uji nisi të tërhiqet duke sjellë një përmirësim të lehtë të situatës, që varet nga intensiteti i reshjeve dhe shkarkimet në Vaun e Dejës.

1685 hektarë tokë nga të cilat 1305 ha vetëm në Bashkinë e Shkodrës janë nën ujë, nga 4346 ha që ishte të hënën në darkë.

Pamjet nga ajri në zonën e Obotit në Njësinë Ana e Malit, me 700 hektarë të përmbytur tregojnë se bujqësia e blegtoria janë më të dëmtuarat.

Rruga e fshatit u hap, por forcat e ushtrisë janë ende aty të stacionuara për çdo përkeqësim të mundshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks