C.P., 31-vjeç ka rënë në pranga nga blutë e Korçës pasi ka tentuar që në pikën kufitare të Kapshticës ta kalojë me lëndë narkotike. Sipas informacioneve nga Policia, droga është konstatuar gjatë kontrollit të mjetit. Teksa 31-vjeçari anglez përfundoi në pranga, policia sekuestroi lëndën narkotike kanabis sativa, mjetin me të cilin po udhëtonte 31-vjeçari dhe 2 celularë.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasen C. P., 31 vjeçe, banuese në Mbretërinë e Bashkuar, pasi në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kontrollit në brendësi të automjetit të saj, shërbimet e Policisë Kufitare gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 2 celularë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu