Tentoi të dilte nga Shqipëria, me lëndë narkotike kanabis me vete, kapet nga Policia Kufitare dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike, automjeti më të cilin qarkullonte 23-vjeçari dhe celulari i tij.

Në vijim të punës intensive që po kryhet nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në bazë të analizës së riskut, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, automjeti me të cilin qarkullonte shtetasi A. E.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, shtetasi A. E., 23 vjeç, banues në Kosovë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu