Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ka reaguar në lidhje me një deklaratë të avokatit mbrojtës të Izet Haxhisë, Idajet Beqiri i cili tha klientin e tij janë përpjekur që ta helmojnë në ambientet e burgut të Reçit.
Avokati në deklaratën e tij ka pretenduar se dy ditë më parë , në dhomën e izolimit ku ndodhet Haxhia, i ka shkuar një “pako me ilaçe”!
Ndërkaq në deklaratën e saj Drejtoria e Burgjeve ka sqaruar se një pako me ilaçe ka ardhur për një nga të burgosurit me të njëjtin emër (Izet. H.) dhe se infermieri i turnit thjeshtë ka pyetur Izet Haxhinë nëse ilaçet kanë qenë për të apo jo?
Sipas drejtorisë së Burgjeve kjo ka qenë situata që ka nxitur pretendimet e avokatit për helmimin e Izet Haxhisë, por që janë të pavërteta.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, sqaron opinionin publik mbi disa deklarata në portalet online, sipas të cilave janë informuar nga Avokati Idajet Beqiri, se klienti i tij Izet Haxhia në IEVP Reç Shkodër, “ tentohet të helmohet, me ilaçe dhe vitamina në dhomën e izolimit”
Sa më sipër informojmë opinionin publik se;
Me datën 07.04.2023 një të burgosuri tjeter me të njejtin emër (Izet.A), i kanë ardhur ilaçe nga familja nëpërmjet postës dhe janë administruar në zyrën e informacionit për kontroll dhe miratim të mjekut, sipas procedurave përkatëse.
Infermjerët e turnit, V.Gj dhe A.S kanë marrë ilaçet nga zyra e informacionit dhe janë nisur për tja dërguar personit të cilit i kishin ardhur (Izet.A) dhe gjatë kalimit nga sektori i observimit kanë parë emrin e Izet Haxhisë në derë të dhomës dhe e ka pyetur nëse të kanë ardhur ilaçe nga familja. I dënuari Izet Haxhia është përgjigjur se nuk më kanë ardhur ilaçe dhe infermjerët V.Gj dhe A.S, i kanë kërkuar falje duke e sqaruar se ilaçet ishin të të dënuarit Izet. A.
Sot datë 12.04.2023, gjatë daljes për në gjykatë i dënuari Izet Haxhia nisur nga keqkuptimi i datës 07.04.2023, i ka shprehur një oficeri të institucionit se mund të më helmojnë.
Sqarojmë se i dënuari Izet Haxhia, nuk është transferuar në asnjë Institucion të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Tiranë, siç portalet shkruajnë, por është shoqëruar tranzit për të marrë pjesë në gjyq me datë 13.04.2023, ora 10:00. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, i dënuari do të kthehet përsëri në IEVP Reç Shkodër.
Pra këto deklarata janë absolutisht të pavërteta.