Nën perëndimin e diellit dhe magjisë së brigjeve të liqenit të Shkodrës, zëri brilant i tenorit me famë botërore Rame Lahaj, i dhuroi kryeqëndrës së veriut një mbrëmje të vecantë artistike.

Koncerti “Rame Lahaj & miqtë” ngjiti në skenë mysafirët special Alessandro Safina dhe Adhurim Grezda të cilët përformuan sebashku kryeveprat e muzikës klasike shqiptare dhe ato botërore, të shoqëruar profesionalisht nga Orkestra Simfonike e Shkodrës.

Alessandro Safina, tenor nga italia
Dubel… (Është hera e parë që vij këtu dhe vendi është i bukur. Publiku ishte fantastik. Jam shumë i lumtur. Këto dite isha në Shkodër dhe jam ndjerë shumë mirë, pertej pritshmerive që kisha. Do të kthehem serish, tashme per pushime. Me Ramen është hera e dytë që bashkëpunojmë është një artist dhe një njeri i mrekullueshëm).

default

Ky koncert riktheu në vendlindje, dirigjenten dhe pianisten e njohur Elda Laro, e cila punon në operan e Berlinit.

Artëdashësit shkodran do të mbajnë gjatë në kujtesë këtë koncert i cili erdhi si një kartolinë e sezonit veror, nën kujdesin e Bashkisë Shkodër dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kultures dhe Inovacionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu