Për herë të parë kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci do të përballët me Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Ndaj tij rëndojnë akuza e shkeljes së barazisë në tendera me një vlerë prej 700 mijë euro.Për këtë çështje SPAK ka dërguar për gjykim edhe Adela Rukon e cila është bashkëshortja e Evis Berberit, Jonid Kazanin, Edlira Mitrushin, Yllka Nishkun, Rudin Gjonin dhe Premtim Dautin. Kryebashkiaku Beci akuzohet nga SPAK se kur drejtonte Koorporatën Elektro-energjetike Shqiptare se ka shkelur ligjin në tenderin për “Zhvillimin strategjik të sektorit energjetik” në vitin 2019. Hetimet nisën pas zbërthimit të telefonit të ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberit, ku u zbuluan biseda kompromentuese për abuzimin me këtë tender.






