Ballina Kronike “Tempulli”, arrestohet 41-vjeçari nga Trushi. Kapet me doza kokaine në lokalin që...

“Tempulli”, arrestohet 41-vjeçari nga Trushi. Kapet me doza kokaine në lokalin që administronte

Shkodër/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli”, kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Zbulohet një lokal në fshatin Trush, i përshtatur për përdorim dhe për shitje të lëndës narkotike kokainë.

Arrestohet në flagrancë administratori i lokalit.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza.

Në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me ata të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë vijuar punën në terren, të mbështetur nga inteligjenca policore, për goditjen e rasteve të prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike, në ambiente të ndryshme.

Si rezultat, gjatë kontrolleve në lokalin e marrë me qira nga shtetasi A. O. (M.), në fshatin Trush, shërbimet e Policisë konstatuan se ky ambient ishte përshtatur për përdorim dhe për shitje të dozave të lëndës narkotike kokainë. Në këtë ambient, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në disa doza.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi A. O. (M.), 41 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks