‘Tempulli 2!’ Një operacon i gjerë mbarëkombëtar ndërmarrë për të luftuar trafikun e drogës. Bëhet fjalë për goditjen e 7 grupeve kriminale. Janë lëshuar 295 urdhërarreste nga prokuroria nga të cilat janë ekzekutuar deri tani 273 prej tyre. Arrestimet janë kryer në kuadër të hetimeve të 66 dosjeve ndërsa janë kryer 306 kontrolle banesash dhe subjektesh.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur për mediat në lidhje me operacionin”Tempulli 2”. Ai vlerësoi punën e policisë dhe tha se gjatë këtij operacioni janë sekuestruar edhe shumë armë pa leje. Dua të përgëzoj policinë që nën koordinimin e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Departamentit kundër krimit, kemi arritur të realizojmë Tempullin 2, që ka disa suksese. Dua të nënvizoj që ka qenë operacion në shkallë kombëtare. Suksesi i parë lidhet me mosrrjedhjen e informacionit dhe numri i madh i urdhrave të ndalimit nga prokuroria janë zbatuar me sukses”, tha ai.
Balla: Kemi arritur të realizojmë një fazë të dytë të Tempulli. Ka disa suksese, ka qenë një operacion i madh në shkallë kombëtare, suksesi i parë lidhet me faktin që nuk kemi patur rrjedhje të informacionit. Urdhrat e lëshuar, janë realizuar me suksese. Biem dakord me të gjithë banorët se na duhet të rrisim prezencën tonë në territor për shkolla të sigurta. Edhe sasia e lëndëve narkotike është shumë e madhe kraharuas me pritshmëritë. Edhe gjatë këtij operacioni kemi një numër armësh pa leje të sekuestruara.
Gjithashtu drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nënvizoi se në megaoperacionin e shtrirë në të gjithë vendin janë goditur anëtarët e shtatë grupeve kriminale dhe se mbi 270 persona janë arrestuar.
“Në bashkëpunimin me Prokurorinë e Përgjithshme janë inicuar 66 hetime proaktive. Janë marrë 295 urdhra ndalimi dhe vendime arresti. Faza e dytë e operacionit nuk lidhet vetëm me shkollat, por ka në fokus kriminalitetin në të gjithë vendin. Fokusi ka qenë goditja e fenomenit të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në këtë operacion janë sekuestruar edhe prova që kanë të bëjmë me tërësinë e operacionit vijues “Sundimi i ligjit”, ka thënë ai.