Ndeshja e nesërme midis Vllaznisë dhe Kukësit e vlefshme për javën e 20-të të Superiores do të luhet në orën 16:00. Sfida e “Loro Boriçit” ishte parashikuar të luhej në orën 19:00 duke pasur parasysh edhe interesimin e madh të tifozëve.

Por FSHF bën me dije se për shkak të kushteve atmosferike takimi do zhvillohet më herët në orën 16:00. Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit detyrojne dy skuadrat të zbresin më shpejt në fushën e lojës. Megjithatë dy ekipet premtojnë spektakël dhe nuk do e shuajnë “zjarrin” për ta fituar ndeshjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu