FIFA bllokon sërish Vllazninë?
Vllaznia vijon të përballet me vështirësi. Më 13 janar, FIFA publikoi buletinin e saj zyrtar, ku listoheshin klubet me merkato të bllokuar për tre sezone transferimesh. Mes tyre figuron sërish emri i kuqebluve, pavarësisht deklaratës së klubit disa ditë më parë, ku njoftohej shlyerja e borxhit dhe rihapja e merkatos.
Vendimi i ri nga FIFA daton më 13 janar 2025, duke vendosur një tjetër ndalim mbi merkaton e klubit. Aktualisht, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një çështje të re gjyqësore të humbur ose nëse problemi lidhet me rastin e fundit të dhjetorit.