Ky moment i shkrepjes së kësaj fotografie, na kthen pas në kohë, plot 170 vite më parë. Ashtu siç italiani Pietro Marubi e nisi rrugëtimin e tij fotografik në Shkodër, me të njëjtin proces jo vetëm të fiksimit të imazheve, por edhe kthimit të negativit në një foto reale. Fotografi dhe eksperti gjerman i proceseve historike të fotografisë Maximilian Zeitler, zhvilloi për dy ditë me radhë në muzeun “Marubi” një bisedë dhe punëtori me 6 fotograf të rinj nga rajoni. Ai i njohu me të gjitha teknikat e realizuara në të shkuarën, nga procesit i ndërlikuar i veshjes së pllakave të qelqit ose metalit me kolodium dhe sensibilizimit të tyre me nitrat argjendi.
(“Kjo është një kuti e errët e lëvizshme dhe ne sot në të bëmë foton e parë pas shumë vitesh në Shkodër me kolodium të lëngshëm, që nga vitet e Marubit . Është nje nder i madh për mua ta bëj këtë për “Marubin”. Jam i lumtur që 5 të rinjtë sot që ishin sot këtu e mësuan dhe do e zhvillojnë këtë antikë të vjetër dhe proces historik . Mendoj se është shumë e rëndësishme për të mesuar se si gjërat bëheshin në atë kohë . Shumë foto jamë bërë 1850-1860 nga momente të rëndësishme të historisë së Shqipërisë prandaj është e rëndësishme ta njohim si moment”).
Majlinda Hoxha, fotografia nga Kosova e cila ju bashkua kësaj punëtorie thotë se përjetoi emocionet ngjashëm me ditën kur nisi këtë profesion, pasi po mëson teknika të panjohura më parë, se si lindi fotografia.

Për drejtorin e muzeut “Marubi” Luçjan Bedeni, kjo është një ngjarje historike, që i njeh brezat e rinj me këto teknika që sot teknologjia i ka hequr nga qarkullimi, por shërbejnë si një shkollë me vete. Kryeministri Edi Rama ka shkruar për këtë ngjarje ku thekson: Shkodra e Artit dhe Kulturës ofron një udhëtim mbrapa në kohë përmes fotografisë, me eksperiencën e veçantë të teknikës që përdorej 170 vjet më parë nga i papërsëritshmi Pjetër Marubi dhe pasardhësit e tij gjenialë të dinastisë legjendare të Marubëve. Kjo teknikë e aplikuar sërish në Shtëpinë e Fotografisë përmes asistencës së ekspertëve gjermanë, të cilët e aplikojnë ende metodën e fotove bardh e zi të punuara në manualisht, risjellë në Shkodër nga drejtuesi pasionant i muzeut unikal ku ruhet thesari i Marubëve, Luçiano Bedeni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu